LEKSIONI I PESTË

Emblema e Falunit

Simboli i Falun Dafës është Falun. Ata me aftësi supernormale mund të shikojnë që ky Falunrrotullohet. E njëjta gjë ndodh me stemat tona të vogla me Falun, të cilat gjithashtu rrotullohen. Praktika jonë kultivuese udhëhiqet nga Zhen-Shan-Ren (Ndershmëri-Mirësi-Tolerancë), karakteristika e universit dhe nga parimet e evolucionit të kozmosit. Prandaj ajo që kultivojmë ne është e pamasë. Në një farë kuptimi, kjo emblemë Faluni është një miniaturë e universit. Shkolla Buddhës e koncepton universin si një botë me dhjetë drejtime, me katër faqe dhe tetë anë. Mbase disa njerëz mund të shikojnë një kolonë vertikale energjie mbi dhe nën Falun. Me pjesën e lartme dhe të poshtme të tij, Falun përbën me saktësi botën e dhjetë drejtimeve dhe përfaqëson këtë univers. Ai përfaqëson përmbledhjen e universit të Shkollës së Buddhës.

Ky univers, natyrisht përbëhet nga galaksi të shumta që përfshin dhe Kashtën e Kumtrit. I tërë universi është në lëvizje dhe po ashtu dhe galaksitë brenda tij. Prandaj, simbolet Taiji si dhe svastikat () e vogla që ndodhen në emblemë gjithashtu rrotullohen. I tërë Faluni rrotullohet dhe simboli i madh i svastikës () që ndodhet në qëndër të emblemës gjithashtu rrotullohet. Në një mënyre, ajo simbolizon Kashtën tonë të Kumtrit. Për arsye se ne jemi nga Shkolla e Buddhës, qëndra e emblemës mban simbolin e Shkollës së Buddhës. Kështu duket ajo në sipërfaqe. Të gjitha substancat kanë format e tyre të ekzistencës në dimensione të tjera ku ato kanë një proçes zhvillimi shumë të zgjeruar dhe kompleks si dhe format e veta të eksistencës. Kjo emblemë e Falunit është miniaturë e universit. Ajo ka gjithashtu formën e vet të ekzistencës dhe proçesin e zhvillimit në gjithë dimensionet e tjera, prandaj unë e quaj atë një botë.

Kur Falun rrotullohet në drejtim të akrepave të orës, ai automatikisht thith energji nga universi. Kur rrotullohet në drejtim të kundërt ai çliron energji. Rrotullimi i drejtuar nga brenda (në drejtim të akrepave) ofron vetëshpëtim ndërsa rrotullimi i drejtuar nga jashtë (në drejtim të kundërt të akrepave) ofron shpëtim për të tjerët—ky është një tipar i praktikës sonë. Disa njerëz më kanë pyetur: “Përderisa ne jemi nga Shkolla e Buddhës, pse ndodhet simboli Taiji në Falun? A nuk i përket Taiji Shkollës Tao”? Kjo ndodh për arsye se ajo që ne kultivojmë është shumë e pamasë, e cila është njësoj sikur të kultivosh të tërë universin. Pra mendojeni pak, të gjithë: Ky univers konsiston në dy shkolla kryesore, Shkolla Budhës dhe Shkolla Tao. Përjashtimi i secilës prej tyre, nuk do të përbënte një univers të plotë dhe as që mund të quhesh një univers i plotë. Për rrjedhim, ne kemi përfshirë gjëra nga Shkolla Tao. Gjithashtu, disa njerëz thonë që përveç Shkollës Tao është edhe Kristianizmi, Konfucionizmi, fe të tjera etj. Më lejoni t’ju them që pasi kultivimi i tij arrin një nivel shumë të lartë, Konfucionizmi i përket Shkollës Tao; kur shumë praktika kultivuese fetare perëndimore arrijnë nivele të larta, ato klasifikohen në të njëjtin sistem me tonin, në Shkollën e Buddhës. Ekzistojnë vetëm dy sisteme shkollash kryesore.

Atëhere pse dy nga simbolet Taiji kanë ngjyrë të kuqe lart dhe blu poshtë dhe dy të tjerët kanë të kuqe lart dhe të zezë poshtë? Ajo që njihet në përgjithësi është se Taiji përbëhet nga dy substanca, një e zezë dhe një e bardhë, qi-ja e yin dhe yang. Ky concept vjen nga një nivel shumë i ulët sepse Taiji ka manifestime të ndryshme në dimesione të ndryshme. Në nivelin më të lartë ngjyrat e tij manifestohen në këtë mënyrë. Tao që ne në përgjithësi kuptojmë ka të kuqe lart dhe të zezë poshtë. Për shembull, disa nga praktikuesit tanë me Syrin Qiellor të hapur kanë zbuluar që e kuqja që ata shohin me sy është e gjelbërt në dimensionin tjetër më të afërt. Ngjyra e artë shikohet si ngjyrë manushaqe në një dimension tjetër pasi ajo ka këtë transformim. Me fjalë të tjera, ngjyrat ndryshojnë nga dimensioni në dimension. Taiji me të kuqen lart dhe blunë poshtë i përket  Shkollës së  Madhe Primordiale të Taos e cila përfshin praktikat kultivuese të Shkollës Qimen. Katër simbolet e vogla  janë nga Shkolla Buddhës. Ato janë të njëjta me atë në qëndër, e cila është gjithashtu nga Shkolla Buddhës. Falun me këto ngjyra është relativisht i shndritshëm dhe ne e përdorim atë si simbol të Falun Dafës.

Faluni që ne shikojmë nëpërmjet Syrit Qiellor nuk është e thënë të ketë këto ngjyra, sepse ngjyra e sfondit të tij mund të ndryshojë megjithëse renditja nuk ndryshon. Kur Faluni që unë kam vendosur në pjesën e poshtme të barkut tuaj rrotullohet, Syri juaj Qiellor mund ta shohë atë si të kuqe, manushaqe, të gjelbërt apo ndoshta pa ngjyrë. Ngjyra e sfondit ndryshon vazhdimisht me këtë radhë, e kuqe, portokalli, e verdhë, e gjelbërt, e kaltërt, blu dhe manushaqe. Si rezultat, ajo që ju shikoni mund të jetë në ngjyra të ndryshme, por simbolet svastika apo ngjyrat dhe renditja e Taiji-ve do të mbeten të pandryshuara. Ne mendojmë se kjo ngjyrë e sfondit duket relativisht mirë, kështu që ne e kemi adoptuar atë. Ata më aftësi supernormale mund të shohin shumë gjëra përtëj këtij dimensioni.

Disa njerëz thonë: “Ky simbol  duket si ai i Hitlerit”. Më lejoni t’ju them që ky simbol nëvetvete nuk përmban asnjë koncept shoqëror. Disa njerëz thonë: “Nëqoftëse cepat i ka të kthyera nga kjo anë, është shenja e Hitlerit”. Nuk është aspak kështu për arsye se ajo rrotullohet në të dyja  anët. Shoqëria jonë njerëzore filloi ta njohë këtë simbol gjërësisht 2500 vjet me parë në kohën e Sakyamunit. Kanë kaluar vetëm disa dekada që nga koha e Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai e përvetësoi atë, por ngjyra që ai përdori ishin ndryshe nga e jona. Ajo ishte e zezë me cepat drejtuar nga lart dhe në pozicion vertikal. Kaq kam për të thënë përsa i përket Falunit, megjithëse kam përmendur vetëm formën e saj sipërfaqësore.

Atëhere çfarë simbolizon kjo svastika  në Shkollën tonë të Buddhës? Disa njerëz thonë që ajo simbolizon fat të mirë, që është interpretim i njerëzve të zakonshëm. Me lejoni t’ju them që  përfaqëson nivelin e një Buddhe. Vetëm ata që arrijnë nivelin e Buddhës e kanë atë. Një Bodhisattva apo një Arhat nuk e ka. Por Bodhisattvat e një rangu më të lartë, si Katër Bodhisattvat e Mëdha e kanë atë. Ne kemi parë se këto Bodhisattva të Mëdha e kanë tejkaluar nivelin e Buddhave të zakonshëm dhe janë më lart edhe se një Tathagata. Përtej nivelit të Tathagatës gjënden shumë Buddha. Një Tathagata ka vetëm një simbol . Ata që kanë arritur përtej nivelit të Tathagatës do të kenë më shumë simbole . Buddha niveli i të cilit është dy herë me i lartë se i një Tathagate ka dy simbole . Për ata që janë akoma më lart, ata kanë tre, katër pesë svastika e kështu me radhë. Disa kanë kaq shumë svastika sa ato janë në të gjithë trupin, duke përfshirë kokën, shpatullat dhe gjunjët. Kur ka shumë prej tyre, ato do të shfaqen dhe në pëllëmbët e duarve, gishtërinj, këmbë, gishtat e këmbëve etj. Sa më shumë ngrihet niveli, aq më shumë simbole  do të ketë. Prandaj simboli  përfaqëson nivelin e një Buddhe. Sa më i lartë niveli i Buddhës, aq më shumë simbole  ka ai.

Shkolla Qimen

Përveç Shkollës Buddhës dhe Shkollës Tao, ekziston dhe Shkolla Qimen, e cila e quan veten praktika kultivuese Qimen. Përsa i përket praktikave kultivuese, njerëzit e zakonshëm kanë këtë perceptim: Që nga Kina e lashtë deri më sot njerëzit e kanë konsideruar Shkollën e Buddhës dhe të Taos si mënyra kultivimi ortodokse dhe i quajnë ato shkolla të vërteta të praktikës kultivuese. Kjo Shkolla Qimen nuk është bërë kurrë e njohur publikisht dhe shumë pak njerëz kanë dëgjuar për ekzistencën e saj, me përjashtim të veprave letrare.

A ekziston pra kjo Shkollë Qimen? Po, ekziston. Gjatë kohës së praktikës sime kultivuese veçanërisht në vitet e fundit, unë jam takuar me tre mjeshtër shumë të arrirë nga Shkolla Qimen. Ata më kaluan mua thelbin e praktikave të tyre, gjëra shumë të veçanta dhe të mira. Thjesht për arsye se ajo është shumë e veçantë, ajo që ajo kultivon është shumë e pazakontë dhe nuk mund të kuptohet nga shumica e njerëzve. Përveç kësaj, ata pohojnë që nuk janë as nga  Shkolla Buddhës dhe as nga Shkolla Tao. Ata nuk kultivojnë Buddha apo Tao. Me të dëgjuar se ata nuk kultivojnë Buddha apo Tao, njerëzit e quajnë atë “Derë Anësore dhe Rrugë e Ngathët” (pangmen zuodao). Ata e quajnë veten Shkolla Qimen. Derë Anësore dhe Rrugë e Ngathët ka një nënkuptim ofendues, por këtu nuk ka kuptim negativ, sepse ajo nuk e akuzon shkollën si një praktikë të keqe—kjo është e sigurt. Edhe përkufizimi letrar i këtij termi nuk nënkupton një praktikë të keqe. Historikisht Shkolla Buddhës dhe Shkolla Tao kanë qenë quajtur “shkolla ortodokse” të praktikës kultivuese. Kur kjo praktikë nuk kuptohet nga publiku, njerëzit e quajnë atë “Derë Anësore” ose rrugë anësore dhe një shkollë joortodokse. Çfarë është atëhere “Rruga e Ngathët”? “E ngathët” nënkupton përtacëri apo mënyrë të ngadaltë. Një term i ardhur nga Kina e lashtë, “i ngathët” shpesh i referohej të qënit të ngadaltë. Derë Anësore dhe Rrugë e Ngathët mbart këtë kuptim.

Pse nuk është ajo një praktikë e keqe? Kjo për arsye sepse ajo ka gjithashtu kërkesa të rrepta mbi karakterin. Praktika e saj kultivuese ndjek gjithashtu karakteristikën e universit. Ajo nuk shkel karakteristikën apo ligjin e universit dhe as nuk kryen vepra të këqija. Prandaj, ajo nuk mund të quhet një praktikë e ligë. Shkolla Buddhës dhe Shkolla Tao janë shkolla ortodokse, jo sepse karakteristika e universit i përshtatet praktikës së tyre, por sepse praktikat e të dy shkollave i përmbahen karakteristikës së universit. Nëqoftëse praktika kultivuese e Shkollës Qimen gjithashtu i përmbahet karakteristikës së universit, ajo nuk është një praktikë e ligë por një shkollë e drejtë. Kjo për arsye se kriteri për të dalluar të mirën nga e keqja dhe mirësinë nga ligësia është karakteristika e universit. Kultivimi i saj i përmbahet karakteristikës së universit, kështu që ajo është një rrugë e drejtë, pavarësisht nëse kërkesat e saj ndryshojnë nga ato të Shkollës Buddhës dhe të Taos. Ajo nuk mëson shumë dishepuj por i mësohet vetëm një grupi shumë të vogël njerëzish. Shkolla Tao mëson shumë dishepuj, por vetëm një dishepull merr mësimin e vërtetë. Shkolla Buddhës beson në shpëtimin e të gjitha qënieve, kështu që kushdo që mund të praktikojë mund ta arrijë atë.

Shkolla Qimen nuk mund të trashëgohet nga dy persona, sepse ajo i transmetohet vetëm një personi të zgjedhur gjatë një periudhë të gjatë historike. Prandaj, gjatë gjithë historisë gjërat e saj nuk mund të njiheshin nga njerëzit e zakonshëm. Natyrisht kur qigong ishte popullor, unë konstatova që pak njerëz nga kjo shkollë dolën për të mësuar. Megjithatë, pas disa mësimeve në publik, ata kuptuan që kjo nuk ishte e arritshme sepse mjeshtri nuk lejonte që disa gjëra t’i trasmetoheshin publikut. Nëqoftëse doni të mësoni  publikun, ju nuk mund të zgjidhni nxënësit. Ato që vijnë për të mësuar do të sjellin nivele të ndryshme karakteri dhe mentalitete të ndryshme sepse ato janë njerëz nga të gjitha llojet. Do të jetë e pamundur për ju që të zgjidhni dishepujt për t’i mësuar. Prandaj, Shkolla Qimen nuk mund të mësohet gjërësisht në publik. Duke vepruar kështu mund të jetë me rrezik sepse praktika e saj është shumë e veçantë.

Disa njerëz mundohen të kuptojnë: ndërsa Shkolla Buddhës kultivon  Buddhë dhe Shkolla Tao kultivon Tao, çfarë do të bëhet një praktikues në Shkollën Qimen pasi të përfundojë kultivimin? Ky person do të jetë një Zot shëtitës pa ndonjë kufi të caktuar në univers. Dihet nga të gjithë se Tathagata Sakyamuni ka Parajsën Saha, Buddha Amitabha ka Parajsën e Lumturisë Absolute dhe Buddha Bhaishajyaguru ka Parajsën e Xhamtë. Çdo Tathagata apo Buddha i madh ka parajsën e tij. Çdo Qënie e Shumëlartësuar ndërton mbretërinë qiellore të tij dhe shumë nga dishepujt e tij jetojnë atje. Ndërsa një nga Shkolla Qimen nuk ka ndonjë kufi të caktuar në univers dhe ky person do të jetë si një Zot shëtitës apo i Pavdekshëm i vetmuar.

Të Praktikosh një Praktikë të Ligë

Çfarë do të thotë “të praktikosh një praktikë të ligë”? Kjo ka disa forma. Ka njerëz që specializohen në praktikën e kultivimit të lig, sepse gjatë gjithë historisë ka pasur njerëz që i kanë trasmetuar këto gjëra. Pse janë transmetuar ato? Kjo për arsye se ata kërkojnë famë, përfitime personale dhe para midis njerëzve të zakonshëm; këto gjëra duan ata. Natyrisht, një person i tillë nuk ka një nivel të lartë karakteri dhe nuk mund të marrë gong. Çfarë mund të marrë ai? Karmë. Kur dikush ka shumë karmë, ajo gjithashtu mund të kthehet në një formë energjie. Por ky njeri nuk ka ndonjë nivel dhe as që mund të krahasohet me një praktikues. Sidoqoftë në krahasim me njerëzit e zakonshëm, ai mund t’i kontrollojë ata sepse karma është gjithashtu një formë energjie. Kur densiteti i saj bëhet shumë i lartë, ajo mund gjithashtu të forcojë aftësitë supernormale që ka trupi i personit dhe të prodhojë një efekt të tillë. Prandaj, në gjithë historinë disa njerëz i kanë mësuar këto gjëra. Një person i tillë pretendon: “Duke kryer vepra të këqija dhe duke mallëkuar, unë mund të rrisë gongun tim”. Ai nuk po rrit gongun. Faktikisht, ai po rrit densitetin e kësaj substance të zezë, përderisa kryerja e veprave të këqija sjell si pasojë substancën e zezë, karmën. Për rrjedhojë, aftësitë e vogla supernormale të këtij personi mund të përforcohen nga karma. Ata mund të zhvillojnë disa aftësi të vogla supernormale, megjithatë ata janë të paaftë të bëjnë ndonjë gjë të madhe. Këta njerëz besojnë se duke kryer vepra të këqija, ata mund të rrisin gongun. Kështu thonë ata.

Disa njerëz thonë: “Nëse një Tao është një metër i lartë, një demon është një mijë”. Kjo është një thënie jo e vërtetë e bërë nga njerëzit e zakonshëm. Një demon nuk do të jetë kurrë më i lartë se një Tao. Ekziston ky fakt që universi që ne njohim si qënie njerëzore është një nga më të vegjëlit midis universeve të panumërta dhe ne e quajmë atë shkurt univers. Sa herë universi ynë kalon një periudhë kohe prej shumë vitesh, ai gjithmonë do të pësojë një katastrofë e cila shkatërron çdo gjë në univers, duke përfshirë planetet dhe të gjitha qëniet e gjalla. Lëvizja e universit ndjek një ligj. Në universin tonë kësaj here, raca njerëzore nuk është lloji i vetëm që është korruptuar. Shumë qënie kanë konstatuar tashmë që përsa i përket kohës së tanishme, një shpërthim i madh ka ndodhur kohë më parë në hapësirën e këtij universi. Sot, astronomët nuk mund ta vrojtojnë atë sepse ato që ne shohim tani nëpërmjet teleskopëve më të fuqishëm janë gjëra që kanë ndodhur 150 mijë vjet-drite më parë. Me qëllim që të shohim ndryshimet e tanishme të trupave qiellorë, ne duhet të presim për 150 mijë vjet-drite. Kjo është një kohë shumë e largët.

Ne kohën tonë, i tërë universi ka pësuar një ndryshim të madh. Sa herë që ndodh një ndryshim i tillë, të gjitha qëniet e gjalla në tërë universin do të shkatërrohen plotësisht dhe do të zhduken. Sa herë që ndodh kjo situatë, e gjithë materia dhe karakteristikat e saj brenda universit të mëparshëm do të hidhen në erë. Zakonisht, të gjitha jetët do të vriten nga shpërthimi. Megjithatë jo të gjithë janë zhdukur nga shpërthimi çdo herë. Pasi universi i ri të rindërtohet nga Qëniet e Shumëlartësuara të një niveli jashtëzakonisht të lartë, akoma gjënden disa nga ata që kanë mbijetuar nga shpërthimi. Qëniet e Shumëlartësuara e ndërtojnë universin në përputhje me karakteristikat dhe standartet e tyre. Prandaj, ai ka karakteristikë të ndryshme nga ajo e universit të mëparshëm.

Ata që i kanë shpëtuar shpërthimit do të vazhdojnë t’i përmbahen karakteristikës dhe parimeve të mëparshme kur ata bëjnë gjëra në këtë univers. Universi i rindërtuar  do t’i përmbahet karakteristikave dhe parimeve të universit të ri mbi të cilat u ndërtua. Kështu, ata që i shpëtuan shpërthimit kthehen në demonë që ndërhyjnë me parimet e universit. Sidoqoftë, ata nuk janë aq të këqinj përderisa ata i përmbahen vetëm karakteristikës së universit të periudhës së mëparshme. Ata quhen nga njerëzit djaj të qiellit. Sidoqoftë, ata nuk kërcënojnë njerëzit e zakonshëm dhe as nuk i shkaktojnë dëm atyre. Ata vetëm i përmbahen parimeve të veta  për të vepruar. Më parë, kjo nuk lejohej që të dihej nga njerëzit e zakonshëm. Unë e kam thënë se ka shumë Buddha përtej nivelit të Tathagatës. Këta demonë nuk janë asgjë! Ata janë shumë të parëndësishëm në krahasim me Buddhat. Plakja, sëmundjet dhe vdekja janë gjithashtu formë demonësh, por ato janë krijuar për të ruajtur karakteristikën e universit.

Buddhizmi beson në samsara (ringjallje), e cila përmend dhe çështjen asura . Kjo i referohet qënieve të gjalla në dimensione të ndryshme, por që nuk kanë cilësitë e lindura njerëzore. Për një Qënie të Shumëlartësuar, ato janë të një niveli shumë të ulët dhe të paaftë. Sidoqoftë ata janë të frikshëm për njerëzit e zakonshëm sepse ata kanë një farë sasie energjie. Ata i konsiderojnë njerëzit e zakonshëm si kafshë, kështu që ata i përdorin njerëzit si ushqim. Kohët e fundit ata gjithashtu kanë dalë në public për të mësuar qigong. Çfarë janë këta? Si ka mundësi që ata të duken si qënie njerëzore? Ata duken shumë të frikshëm. Sapo ju mësoni gjërat e tyre, juve do t’ju duhet të shkoni me ta dhe të bëheni lloji i tyre. Në praktikën e qigongut, nëqoftëse disa njerëz kanë mendime të këqija që përputhet me mentalitetin e tyre, ata do të vijnë të mësojnë pikërisht këta njerëz. Një mendim i drejtë mund të mundë njëqind të ligj. Nëse ju nuk shkoni pas diçkaje, asnjeri nuk do të guxojë t’ju shqetësojë. Nëqoftëse keni një mendim të lig apo shkoni pas diçkaje të keqe, ata do të vijnë t’ju ndihmojnë dhe ju do të ndiqni një mënyre demonike kultivimi. Një gjë e tillë mund të ndodhë.

Një situatë tjetër quhet “të praktikosh një praktikë të ligë pa e ditur”. Çfarë do të thotë “të praktikosh një praktikë të ligë pa e ditur”. Kjo ndodh kur dikush praktikon një mënyrë të ligë pa e kuptuar këtë gjë. Ky problem është shumë i zakonshëm dhe mjaft i përhapur. Ashtu siç e thashë më parë, shumë njerëz praktikojnë qigong me mendime të gabuara në mëndje. Megjithëse ata janë duke bërë ushtrimet atje me duart dhe këmbët që ju dridhen nga lodhja, mëndjet e tyre nuk janë të qeta. Dikush mendon: “Çmimet po rriten. Duhet të shkoj në pazar pasi të mbaroj ushtrimet. Po nuk nxitova, gjërat do të shtrenjtohen.” Një person tjetër mendon: “Ndërmarja tani po ndan apartamente. A do të marr unë një? Personi i ngarkuar me ndarjen e tyre ka gjithmonë mosmarrëveshje me mua.” Sa më shumë ky person mendon për këtë, aq më i zemëruar bëhet ai: “Ai me siguri nuk do të më japë një hyrje. Si mund t’i kundërvihem atij...” Mendime nga më të ndryshmet shfaqen. Siç e thashë më parë, ata komentojnë nga çështjet familjare në ato shtetërore. Kur ata flasin për tema të pakëndshme, ata inatosen akoma më shumë.

Praktika e qigongut kërkon që të vlerësosh virtytin. Gjatë bërjes së ushtrimeve, nëse ju nuk mendoni dot për gjëra të mira, të paktën ju nuk duhet të mendoni për gjëra të këqija. E mira është të mos mendoni për asgjë. Kjo për arsye se gjatë praktikës së qigongut të një niveli të ulët, duhet të hidhet një themel. Ky themel do të luajë një rol kritik, sepse veprimtaria mendore e njeriut ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në praktikë. Pa mendoni pak të gjithë: Çfarë po i shtoni ju gongut tuaj? Si mundet që ajo që praktikoni të jetë e mirë? Si mos të jetë ajo e zezë? Sa njerëz që praktikojnë qigong nuk i kanë këto lloj mendimesh? Megjithëse ju  praktikoni qigong gjithmonë, pse atëhere nuk ju kanë ikur sëmundjet tuaja? Megjithëse disa njerëz nuk kanë mendime të këqija kur bëjnë ushtrimet, ata gjithmonë praktikojnë qigong me qëllim për të fituar aftësi supernormale, dëshirën për të pasur këtë apo atë, mentalitete të ndryshme dhe dëshira nga më të ndryshmet. Aktualisht, ata kanë praktikuar tashmë pa e kuptuar një kultivim të lig. Po të thuash se ky person po praktikon një mënyrë kultivimi të lig, ai apo ajo do të zemërohen: “Mua më ka mësuar një mjeshtër qigongu i njohur.” Por ai mjeshtër qigongu i njohur të kërkon të vlerësosh virtytin. A e ke bërë ti këtë? Gjatë praktikës së qigongut, ti gjithmone fut mendime të këqija. Si mund të thuash ti se do të dalësh nga praktika me gjëra të mira? Ky është problemi dhe do të thotë të praktikosh kultivim të lig pa e ditur—diçka shumë e përhapur.

Kultivimi i Dyfishtë Mashkull–Femër

Në komunitetin e kultivuesve ekziston një praktikë kultivuese që quhet kultivim i dyfishtë mashkull–femër. Ndoshta ju keni parë praktikat kultivuese të Tantrizmit Tibetan ku në një skulpturë apo portret të Buddhës, një figurë mashkulli mban një trup femre duke praktikuar. Figura mashkullore ndonjëhere ka pamjen e një Buddhe që mban një femër lakuriq. Disa mund të jenë transformime të Buddhës me pamjen e një Vajra me kokë–lope dhe fytyrë–kali, që mbajnë një femër të zhveshur. Pse janë ato kështu? Së pari, le t’ja u shpjegojmë këtë çështje të gjithëve. Në planetin tonë nuk është vetëm Kina që është influencuar nga Konfucionizmi. Disa shekuj më parë e tërë rraca jonë njerëzore ka pasur vlera të njëjta morale. Prandaj kjo praktikë kultivuese nuk e ka prejardhjen nga planeti jonë. Ajo erdhi nga një  planet tjetër, por kjo metodë me të vërtetë bën të mundur që dikush të praktikojë kultivim. Kur kjo praktikë kultivuese u prezantua në Kinë në atë kohë, ajo ishte e papranueshme për kinezët pikërisht sepse kishte kultivimin e dyfishtë mashkull–femër dhe praktika sekrete. Prandaj, gjatë periudhës së Huichang në Dinastinë Tang ajo u ndalua në krahinat e Hanit nga perandori. Kështu u ndalua që të mësohej në krahinat e Hanit dhe në atë kohë quhej Tantrizmi Tang. Megjithatë, ajo u transmetua në ambjentin e veçantë të Tibetit, një krahinë e veçantë. Pse praktikojnë ata kultivim në këtë mënyrë? Kultivimi i dyfishtë mashkull–femër është për të mbledhur yin që të kompensohet yang dhe anasjelltas, me plotësim reciprok për kultivim të përbashkët duke i dhënë kështu mundësi  arritjes së qëllimit të balancimit të yin dhe yang.

Dihet që sipas Shkollës Buddhës apo Shkollës Tao, veçanërisht sipas teorisë Taoiste të yin dhe yang, trupi i njeriut trashëgon yin dhe yang. Për arsye se trupi i njeriut ka yin dhe yang, ai mund të zhvillojë nëpërmjet praktikës kultivuese një sërë aftësish mbinatyrale dhe qënie të gjalla si Foshnjën e Pavdekshme, Foshnjet e Kultivuara, Fashen etj. Për shkak të ekzistencës së yin dhe yang, njeriu mund të zhvillojë nëpërmjet kultivimit shumë qënie të gjalla, të cilat mund të rriten në dantian pamvarësisht nëse trupi është femëror apo mashkullor—është njësoj. Kjo teori me të vërtetë ka kuptim. Shkolla Tao zakonisht e konsideron pjesën e sipërme të trupit si yang dhe të poshtmen si yin. Disa njerëz gjithashtu e konsiderojnë pjesën e mbrapme të trupit si yang dhe të përparmen si yin. Të tjerë e konsiderojnë pjesën e majtë të trupit si yang dhe të djathtën si yin. Në Kinë, ne kemi një thënie që ana e majtë e trupit është mashkullore dhe ana e djathtë është femërore dhe ka shkaqe të arsyeshme për prejardhjen e kësaj thënie. Meqënëse trupi i njeriut trashëgon yin dhe yang, me bashkëveprimin e yin dhe yang, ai e arrin vetë balancimin e yin dhe yang dhe kështu mund të sjellë në jetë shumë qënie të gjalla.

Atëhere kjo sqaron një çështje: Edhe pa aplikuar metodën e kultivimit të dyfishtë mashkull–femër, ne prapsëprapë mund të arrijmë një nivel shumë të lartë në kultivim. Përdorimi i pamoralshëm i kësaj metode do të sjellë ndërhyrje demonike dhe për rrjedhojë bëhet një praktikë e ligë. Në Tantrizëm, nëqoftëse do të përdoret kultivimi i dyfishtë mashkull–femër në nivele shumë të larta, murgu apo lama duhet të ketë arritur një nivel shumë të lartë kultivimi. Në atë kohë mjeshtri mund të udhëhiqte një person në këtë lloj praktike kultivuese. Për arsye se niveli i karakterit të këtij personi është shumë i lartë, ai  është në gjëndje të përmbajë veten dhe pa e kthyer në diçka të ligë. Por dikush me nivel të ulët karakteri nuk duhet të praktikojë këtë metodë në mënyrë absolute. Përndryshe, ky person me siguri do të ndjekë një praktikë të ligë. Për arsye të nivelit të kufizuar të karakterit dhe për arsye se ai nuk ka hequr dorë nga dëshirat dhe epshi i njerëzve të zakonshëm, aty është niveli i tij i karakterit dhe po u përdor do të kthehej në një praktikë të ligë. Prandaj, ne kemi thënë që kur ajo përhapet pa kujdes në nivele të ulta, kjo do të thotë të mësosh një praktikë të ligë.

Në vitet e fundit, disa mjeshtër qigongu po mësojnë praktikën e kultivimit të dyfishtë mashkull–femër. Çfarë është për t’u çuditur këtu? Kultivimi i dyfishtë mashkull–femër është shfaqur gjithashtu dhe në Shkollën Tao. Për më tepër, ajo nuk filloi sot por që në kohën e Dinastisë Tang. Si mundet që Shkolla Tao të ketë kultivim të dyfishtë mashkull–femër? Sipas teorisë së Taijisë së Shkollës Tao, trupi i njeriut është një univers i vogël dhe trashëgon yin dhe yang. Të gjitha mësimet e vërteta dhe të drejta janë transmetuar nga një kohë shumë e largët. Çdo ndryshim apo shtesë e rastit do ta prishë atë shkollë praktike të veçantë dhe e bën atë të paaftë për të arritur qëllimin e përfundimit të praktikës kultivuese. Kështu, përderisa praktika juaj nuk ka kultivim të dyfishtë mashkull–femër, ju nuk duhet kurrë ta ushtroni atë në kultivimin tuaj. Përdryshe, ju do të shkoni në rrugë të gabuar dhe do të keni telashe. Veçanërisht në Shkollën tonë të Falun Dafës, nuk ka kultivim të dyfishtë mashkull–femër dhe as që kemi ne nevojë  për të. Ky është mendimi jonë në lidhje me këtë çështje.

Kultivimi i Mëndjes dhe i Trupit

Çështja e kultivimit të mëndjes dhe të trupit ju është shpjeguar tashmë të gjithëve. Të kultivosh mëndjen dhe trupin do të thotë të kultivosh karakterin në të njëjtën kohë që kultivon dhe trupin. Me fjalë të tjera, benti transformohet. Në proçesin e transformimit, qelizat e njeriut do të zëvendësohen gradualisht me materie energjie të lartë dhe plakja do të ndadalësohet. Trupi gradualisht do të rinohet dhe do të pësojë transformim gradual derisa më në fund i tërë trupi të jetë zëvendësuar me materie energjie të lartë. Në këtë kohë, ky trup do të jetë shndërruar tashmë në një trup prej një materie të një lloji tjetër. Ai trup, siç e thashë me parë, do të ketë tejkaluar Pesë Elementet. Përderisa ai nuk kufizohet më nga Pesë Elementet, ky trup nuk do të prishet më kurrë.

Praktika kultivuese në tempuj merret vetëm me kultivimin e mëndjes, pra nuk mëson ushtrime apo kultivon trupin. Ajo kërkon nirvana, sepse metoda e mësuar nga Sakyamuni kërkon nirvana. Në fakt, vetë Sakyamuni kishte një nivel shumë të lartë Dharme dhe ai ishte në gjendje të transformonte plotësisht bentin e tij në materie të energjisë së lartë dhe ta merrte atë me vete. Me qëllim që të linte këtë metodë kultivimi, ai mori vetë rrugën e nirvanës. Pse ndoqi ai këtë rrugë? Ai veproi kështu që t’i bënte njerëzit të hiqnin dorë nga dëshirat dhe çdo gjë tjetër në maksimum duke përfshirë së fundi edhe trupin fizik; të gjitha veset duhet të braktisen. Me qëllim që njerëzit të arrijnë këtë sa më shumë që të jetë e mundur, ai mori rrugën e nirvanës. Prandaj, të gjithë murgjit Buddhistë historikisht kanë marrë rrugën e nirvanës. Nirvana do të thotë që kur një murg vdes ai braktis trupin e tij fizik dhe Shpirti i tij Primordial do të ngjitet bashkë me gongun.

Shkolla Tao thekson kultivimin e trupit. Ngaqë ajo i zgjedh dishepujt dhe nuk i ofron shpëtim të gjitha qënieve, ajo ka nxënës shumë të shquar. Prandaj, ajo mëson teknikat dhe mënyrat se si të kultivosh jetë. Megjithatë në praktikën kultivuese të Shkollës Buddhës dhe në veçanti në Buddhizëm, këto nuk janë mësuar. Jo të gjitha praktikat e Shkollës Buddhës nuk e mësojnë atë. Shumë praktika të niveleve të larta të Shkollës Buddhës e mësojnë atë. Shkolla jonë e praktikës e mëson atë. Falun Dafa jonë kërkon si bentin ashtu dhe Foshnjën e Pavdekshme; këto nuk janë e njejta gjë. Foshnja e Pavdekshme është gjithashtu një trup i përbërë prej materie energjie të lartë, por që nuk mund të shfaqet shkarazi në dimensionin tonë. Me qëllim që të ruajmë pamjen e një njeriu të zakonshëm në këtë dimension për një periudhë të gjatë kohe, ne duhet të kemi bentin. Prandaj, me transformimin e këtij benti, kombinimet molekulare e tij nuk ndryshojnë edhe pse qelizat janë shndërruar në materie energjie të lartë. Kështu ky trup nuk do të duket shumë ndryshe nga ai i njerëzve të zakonshëm. Sidoqoftë ka akoma një ndryshim: Domethënë, ky trup mund të hyjë në dimensione të tjera.

Ato praktika që kultivojnë si mëndjen ashtu dhe trupin bëjnë që njeriu të duket shumë i ri në pamje dhe shumë ndryshe nga mosha që ka. Një ditë një person me pyeti: “Mësues, sa vjeç mendon se jam unë? Në fakt ajo po i afrohej të shtatëdhjetave por ajo dukej vetëm rreth dyzet vjeç. Fytyra e saj ishte pa rrudha, me shkëlqim dhe me lëkurë  të lëmuar e rozë. Ajo nuk dukej fare që po i afrohej të shtatëdhjetave. Kjo do të ndodhë me praktikuesit tanë të Falun Dafës. Po themi një shaka: Të rejave u pëlqen të bëjnë tualet dhe duan ta bëjnë lëkurën e fytyrës të lëmuar e më të mirë. Unë do të thoja se nëse ju me të vërtetë ndiqni një praktikë kultivuese të mëndjes dhe të trupit, ju do t’ia arrinit këtij qëllimi natyrshëm. Është e garantuar që ju nuk do të keni nevojë të përdorni gjëra kosmetike. Nuk do të japim më shembuj të këtij lloji. Në të kaluarën, për arsye se në profesione të ndryshme pjesa më e madhe e kolegëve të punës ishin në moshë të madhe, unë trajtohesha si i ri. Gjendja është përmirësuar tani dhe ka relativisht më shumë të rinj në çdo profesion. Në fakt, unë nuk jam më i ri. Unë po shkoj drejt të pesëdhjetave, pasi tashmë i kam mbushur dyzet e tre vjeç.

Fashen

Pse ka një fushë rreth statujës së Buddhës? Shumë njerëz nuk e shpjegojnë dot këtë. Disa njerëz thonë: “Një statujë Buddhe ka fushë për arsye se murgjit i këndojnë shkrimet e shenjta asaj.” Me fjalë të tjera, fusha vjen ngaqë murgjit praktikojnë kultivim para saj. Nëse është nga praktika kultivuese e murgjëve apo të tjerëve, kjo energji duhet të jetë e shpërndarë dhe jo e drejtuar. Dyshemeja, tavanet dhe muret e tërë tempullit duhet të kenë të njejtën fushë. Atëhere pse është fusha e statujës së një Buddhe kaq e fuqishme? Veçanërisht një statujë Buddhe në male të largëta, në shpella, apo mbi shkëmbinj zakonisht ka fushë. Pse gjendet kjo fushë atje? Disa njerëz kanë dhënë shpjegime nga më të ndryshmet por megjithatë asnjë nuk mund ta shpjegojë atë në mënyrë të qartë. Në fakt, një statujë Buddhe ka fushë sepse ajo ka Fashen e një Qënieje të Shumëlartësuar. Për shkak se Fashen e një Qënie të Shumëlartësuar është atje, ajo ka energji.

Nëse ishte Sakyamuni apo Bodhisattva Avalokitesvara , nëse ata kanë ekzistuar me të vërtetë në histori, pa mendojeni pak të gjithë, a nuk ishin edhe ata praktikues gjatë kohës së praktikës së tyre kultivuese? Kur një person praktikon kultivim në nivel shumë të lartë të Ligj-Përtej-Botës-Trefishe, ai ose ajo do të zhvillojë Fashen. Fashen lind në dantian të personit dhe përbëhet prej Fa dhe gong. Ai shfaqet në dimensione të tjera. Fashen ka të njëjtën fuqi me atë të personit, por mëndja dhe mendimet e tij kontrollohen nga personi. Megjithatë, vetë Fashen është gjithashtu një jetë e plotë, e pavarur dhe reale. Prandaj, ai mund të bëjë çdo gjë vetë në mënyrë krejt të pavarur. Fashen bën pikërisht atë që i kërkon të bëjë Shpirti Kryesor i personit. Nëse një person bën diçka në një mënyrë të caktuar, Fashen i saj apo i tij do ta bëjë atë njësoj; kjo është Fashen të cilës i referohemi ne. Kur unë dua të bëj diçka, ajo mund të bëhet nga Fashen i im, si për shembull të përshtas trupat e praktikuesve të vërtetë. Për shkak se Fashen nuk ka trup njeriu, ai shfaqet në dimensione të tjera. Trupi i tij nuk është i palëvisshëm dhe i pandryshueshëm; përkundrazi ai mund të zmadhohet ose svogëlohet. Ngadonjëherë, ai bëhet shumë i madh, kaq i madh sa nuk mund t’i shikosh dot kokën. E ngandonjëherë ai bëhet shumë i vogël, më i vogël sesa një qelizë.

Ceremonia e Bekimit

Një statujë Buddhe e bërë në një fabrikë është vetëm një objekt arti. “Ceremonia e bekimit” ka për qëllim të ftojë Fashën e një Buddhe në statujë që do të adhurohet pastaj si objekt konkret nga njerëzit. Në praktikën kultivuese, kur një praktikues ka në zemër respekt, Fashen në statujën e Buddhës do të ruajë Ligjin për këtë person duke u kujdesur dhe mbrojtur atë. Ky është qëllimi i vërtetë i ceremonisë së bekimit. Kjo mund të kryhet vetëm me mendime të sinqerta të shprehura në ceremoninë formale të bekimit, ose nga Qënie të Shumëlartësuara të niveleve të larta, ose nga kultivues të një niveli shumë të lartë që kanë këtë fuqi.

Një tempull kërkon që statuja e Buddhës të kalojë një ceremoni bekimi dhe njerëzit thonë se pa bekim një statujë Buddhe nuk vlen për asgjë. Sot në tempuj nuk ka më nga ata mjeshtrit e vërtetë e të mëdhej midis murgjëve, ata kanë vdekur të gjithë. Që nga Revolucioni i Madh Kulturor, disa nga ata murgjit e rinj të cilët nuk kanë marrë ndonjë mësim të vërtetë janë bërë kryemurgj. Shumë gjëra nuk janë transmetuar. Nëse ju pyesni ndonjë prej tyre: “Cili është qëllimi i ceremonisë së bekimit?” Ai do të thotë: “Statuja e Buddhës do të veprojë pas bekimit.” Ai nuk mund të shpjegojë pse është ajo veçanërisht e domosdoshme, kështu që ai vetëm mban ceremoninë. Ai do të vendosë një shkrim të shënjtë Buddhist brenda statujës së Buddhës. Pastaj ai do ta mbyllë statujën me letër dhe i këndon asaj shkrimin e shenjtë. Ai e quan këtë bekim, por a u arrit qëllimi i bekimit? Kjo varet nga si e këndon ai shkrimin e shenjtë. Sakyamuni pat thënë që personi duhet ta këndojë shkrimin e shenjtë me një mëndje të virtytshme dhe me vëmendje të palëkundur me qëllim që të tundë parajsën e praktikës së tij kultivuese. Vetëm atëherë mund të ftohet një Qënie e Shumëlartësuar. Dhe vetëm kur Fashen e një Qënieje të Shumëlartësuar arrin në statujën e Buddhës,  mund të  arrihet qëllimi i bekimit.

Ndërsa këndojnë shkrimet e shenjta aty, disa murgj mendojnë: “Pas bekimit, sa para do të më paguajnë?” Apo ndërsa këndon shkrimet e shenjta, dikush mendon: “Filani më trajton kaq keq.” Ata kanë gjithashtu konflikte personale. Tani është Periudha e Fund-Dharmës. Nuk mund të mohohet që ky fenomen ekziston. Ne nuk po kritikojmë Buddhizmin këtu. Disa nga tempujt nuk janë fare të qetë në Periudhën e Fund-Darmës. Nëse mëndja e personit është e mbushur me këto gjëra dhe shpreh mendime të tilla të këqija, si mundet që një Qënie e Shumëlartësuar të vijë? Qëllimi i bekimit atëhere nuk mund të arrihet kurrsesi. Por kjo nuk është absolute, sepse ka disa tempuj dhe manastire Taoiste të mira.

Në një qytet, pashë një murg që i kishte duart shumë të zeza. Ai e futi shkrimin e shenjtë brenda statujës së Buddhës dhe e vulosi atë pa kujdes. Pasi mërmëriti disa fjalë, proçesi i bekimit përfundoi. Pastaj ai mori një statujë tjetër Buddhe dhe përsëri mërmëriti disa fjalë. Ai merrte dyzet yuan për çdo bekim. Në ditët e sotme, murgjit e kanë kthyer në tregti bekimin dhe nxjerrin para prej tij. Pasi i hodha një sy, unë konstatova që bekimi nuk ishte arritur sepse ai nuk mund ta bënte atë aspak. Në ditët e sotme murgjit bëjnë edhe gjëra të tilla. Çfarë kam parë tjetër unë?

Një person që dukej se ishte Buddhist i thjeshtë, jo murg, po kryente bekimin e një statuje Buddhe në një tempull. Ai mbante një pasqyrë nga dielli që të reflektonte rrezet e diellit mbi statujën e Buddhës. Pastaj ai pretendoi se bekimi u krye. Është kthyer në kaq qesharake! Sot, Buddhizmi ka arritur në këtë pikë dhe këto fenomene janë shumë të zakonshme.

Një statujë Buddhe e madhe prej bronxi u bë në Nanjing dhe u vendos në ishullin Lantau në Hong Kong. Është një statujë Buddhe gjigande. Shumë murgj nga e gjithë bota erdhën për të kyer bekimin e saj. Njëri nga murgjit mbajti një pasqyrë nga dielli për të reflektuar rrezet e diellit mbi fytyrën e statujës së Buddhës dhe e quajti këtë bekim. Në një ceremoni kaq madhështore si kjo, mund të ndodhë dhe një veprim i tillë. Mua më duket shumë për të ardhur keq! Nuk është për t’u habitur që Sakyamuni pat thënë: “Në Periudhën e Fund-Dharmës, murgjit do e kenë të vështirësi të shpëtojnë veten, jo më pastaj të shpëtojnë të tjerët.” Për më tepër, shumë murgj i interpretojnë shkrimet e shenjta në bazë të të kuptuarit të tyre. Edhe shkrimi i shenjtë i Zonjës së Madhe Mbretëreshë është futur në tempuj. Shumë gjëra që nuk janë materiale klasike Buddhiste kanë hyrë gjithashtu në tempuj, duke i bërë këto vende mjaft konfuze dhe lëmsh e li. Natyrisht, ka murgj që akoma praktikojnë kultivim me sinqeritet dhe janë mjaft të mirë. Bekimi është në fakt të ftosh Fashen e një Qënie të Shumëlartësuar që të qëndrojë në statujën e Buddhës. Ky është bekimi.

Kështu nëqoftëse kjo statujë Buddhe nuk ka kaluar nëpër ceremoninë e bekimit me sukses, asaj nuk duhet t’i falet njeri. Nëqoftëse falen tek ajo, do të ketë pasoja serioze. Cilat janë këto pasoja serioze? Sot ata që studjojnë trupin e njeriut kanë zbuluar që veprimtaria jonë mendore apo mendimet e njeriut mund të prodhojnë një substancë. Nga nivele shumë të larta ne kemi zbuluar që është me të vërtetë një substancë, por kjo substancë nuk është në formën e valëve të trurit siç është zbuluar nga kërkimet e sotme. Por ka formën e një truri të plotë njeriu. Në mënyrë tipike, kur një njeri i zakonshëm mendon për diçka, ajo që ai prodhon është diçka në formën e trurit. Për shkak se nuk ka energji, ajo do të shpërndahet menjëherë më pas. Nga ana tjetër energjia e një praktikuesi mund të ruhet shumë më gjatë. Kjo nuk do të thotë që kjo statujë Buddhe ka një mëndje pasi të prodhohet në fabrikë. Jo, nuk ka. Disa statuja Buddhe nuk kanë kaluar nëpër ceremoninë e bekimit dhe as që u arrit qëllimi i bekimit pasi ato u dërguan në tempuj. Nëse bekimi u krye nga një mjeshtër qigongu i rremë ose nga një person prej një praktike të ligë, do të jetë akoma më e rrezikshme, pasi një dhelpër apo nuselale do të futet fshehurazi në statujën e Buddhës.

Kështu një statujë Buddhe që nuk ka kaluar nëpër ceremoninë e bekimit, nëse ju i faleni asaj, do të jetë shumë e rrezikshme. Sa e rrezikshme do të jetë? Unë e kam thënë që njerëzimi ka arritur në një pikë ku çdo gjë po prishet. E tërë shoqëria dhe gjithçka në gjithë universin po korruptohen vazhdimisht. Çdo gjë që i ndodh njerëzve është shkaktuar nga ata vetë. Është shumë e vështirë të gjesh një rrugë të vërtetë ose të ndjekesh një rrugë të virtytshme, për shkak të ndërhyrjes nga burime të ndryshme. Dikush don ti lutet Buddhës por kush është Buddhë? Është shumë e vështirë të gjesh një që t’i lutesh. Nëse ju nuk e besoni, me lejoni që ta them hapur. Do të jetë e tmerrshme kur personi i parë t’i falet një statuje Buddhe që nuk ka kaluar nëpër ceremoninë e bekimit. Sa njerëz i falen sot Buddhës që të arrijnë Shkallën e Duhur në kultivim? Ka tepër pak njerëz të tillë. Cilat janë motivet e shumicës së njerëzve për t’ju falur Buddhës? Ata kërkojnë që të zhdukin hallet, të zgjidhin problemet dhe të vejnë pasuri. A janë këto gjëra nga shkrimet e shenjta Buddhiste? Ato nuk përmbajnë aspak gjëra të tilla.

Supozojmë që një adhurues i Buddhës që është i dhënë pas parave përkulet me nderim para një statuje të Buddhës apo asaj të Bodhisattva Avalokitesvarës apo një Tathagate dhe thotë: “Të lutem më ndihmo të bëj ca para.” Një mëndje e plotë do të formohet. Përderisa kjo kërkesë iu bë një statuje të Buddhës, ajo në çast do të projektohet mbi statujën e Buddhës. Në një dimension tjetër, një gjë mund të bëhet e madhe apo e vogël. Kur ky mendim arrin tek ajo, statuja e Buddhës do të këtë një tru dhe mëndje por jo një trup. Njerëz të tjerë gjithashtu vijnë për t’ju falur statujës së Buddhës. Me këtë falje, ata gradualisht do t’i japin asaj një sasi energjie. Do të jetë akoma më e rrezikshme nëse një praktikues i falet asaj, pasi falja do t’i japë asaj gradualisht energji dhe do të bëjë të mundur që ajo të formojë një trup të prekshëm. Megjithatë ky trup i prekshëm është formuar në një dimension tjetër. Pasi të jetë formuar, ai ekziston në një dimension tjetër dhe gjithashtu mund të mësojë disa të vërteta të universit. Prandaj, ai mund të bëjë disa gjëra për njerëzit. Në këtë mënyrë, ai gjithashtu mund të zhvillojë pak gong. Por ai i ndihmon njerëzit me kusht dhe me një çmim. Ai lëviz lirisht në një dimension tjetër dhe mund t’i kontrollojë njerëzit e zakonshëm me shumë lehtësi. Ky trup duket krejtësisht i njëjtë me statujën e Buddhës. Pra është adhurimi i njerëzve që krijon një Bodhisattva Avalokitesvara apo një Tathagata të rremë, që ngjan plotësisht me statujën e Buddhës dhe ka pamje Buddhe. Por mëndja e Buddhës apo Bodhisattvës së rreme është jashtëzakonisht e keqe dhe është e dhënë pas parave. Meqenëse është krijuar në një dimension tjetër dhe ka mëndje, ai njeh pak të vërteta dhe nuk guxon të bëjë të këqija të mëdha, por ai guzon që të bëjë disa të këqija të vogla. Ndonjëherë ai gjithashtu ndihmon njerëzit; përndryshe do të ishte krejtësisht i lig dhe do të vritej. Si i ndihmon ai njerëzit? Kur dikush lutet: “Buddha, të lutem me ndihmo sepse dikush në shtëpi është sëmurë,” atëherë ai do t’ju ndihmojë. Do t’ju bëjë të dhuroni para në kutinë e dhurimit pasi mëndja e tij është e dhënë pas parave. Sa më shumë para fusni ju në kutinë e dhurimit, aq më shpejt do të shërohet sëmundja. Përderisa ka energji, ai mundet që nga një dimension tjetër, të manipulojë një njeri të zakonshëm. Do të ishte veçanërisht e rrezikshme nëse një praktikues do i falej statujës. Për çfarë lutet një praktikues? Para. Pa mendojeni pak, të gjithë: Pse duhet një praktikues të jepet pas parave? Të luturit për të eliminuar fatkeqësitë dhe sëmundjet për anëtarët e familjes është një dëshirë sentimentale ndaj familjes. A doni ju të ndryshoni fatin e njerëzve të tjerë? Secili ka fatin e vet! Nëse ju i faleni asaj dhe mërmëritni: “Të lutem më ndihmo të bëj ca para,” epo, do t’ju ndihmojë. Ai don që ju të shkoni më shumë pas parave sepse sa më shumë i doni ju ato, aq më shumë gjëra ai do të marrë prej jush. Ky është këmbim i barabartë. Adhuruesit e tjerë kanë futur plot para në kutinë e dhurimit dhe ai do t’ju lejojë juve të merrni ca. E si bëhet kjo? Ju mund të gjeni një kuletë pasi të dilni nga dera, apo puna mund t’ju japë ndonjë shpërblim. Sidoqoftë, do ta rregullojë që ju të merrni para. Si mund t’ju ndihmojë juve pa kushte? Po nuk humbe, nuk fiton. Ai do të marrë pak nga gongu juaj nëse i duhet apo do t’ju marrë danin që keni kultivuar. Ai don këto gjëra.

Këto Buddha të rremë janë shpesh shumë të rrezikshëm. Shumë nga praktikuesit tanë që kanë Syrin Qiellor të hapur  mendojnë se kanë pare një Buddhë. Dikush mund të thotë që një grup Buddhash erdhi në këtë tempull sot, me një Buddhë që quhej kështu apo ashtu që udhëhiqte grupin. Ky person do të përshkruajë si ishte grupi dje, si ishte grupi sot dhe sapo që ikën një grup, vjen një tjetër. Kush janë këta? Ata thjesht i përkasin kësaj kategorie—ata nuk janë Buddha të vërtetë, por të rremë. Rastet e tilla janë të shumta.

Është akoma më e rrezikshme nëse një gjë e tillë ndodh në tempuj. Nëse murgjit i falen atij, ai do t’i marrë nën kontroll: “A nuk po më faleni ju mua? Dhe po e bëni këtë me mëndje të kthjellët! Epo, a nuk doni ju që të praktikoni kultivim? Unë do të kujdesem për ju dhe do t’ju tregoj si të praktikoni kultivim.” Ai do të bëjë plane për ta. Ku do të shkoni ju nëse përfundoni kultivimin? Përderisa praktika kultivuese u organizua prej tij, asnjë shkollë praktike e nivelit të lartë nuk do t’ju pranojë. Përderisa ai ka  organizuar gjithshka për ju, juve do t’ju duhet të ndiqni atë në të ardhmen. A nuk do të shkonte dëm kultivimi juaj? Unë e kam thënë se tani është shumë e vështirë për njerëzimin të arrijë Shkallën e Duhur në kultivim. Ky fenomen është tepër i shpeshtë. Shumë prej jush kanë parë dritë Buddhe në malet e famshme përgjatë lumejve të mëdhej. Shumica e tyre i përket kësaj kategorie. Ai ka energji dhe mund ta manifestojë veten. Një Qënie e Shumëlartësuar e vërtetë nuk e shfaq veten sipas dëshirës.

Në të kaluarën, ka pasur relativisht më pak të ashtuquajtur Buddha dhe Tao tokësorë. Ndërsa tani ka shumë. Kur ata bëjnë të këqija, jetët e larta do t’i vrasin ato. Kur kjo është gati të ndodhë, ata do të vrapojnë dhe do të futen në statujat e Buddhës. Zakonisht, një Qënie e Shumëlartësuar nuk ndërhyn shkarazi në parimet e njerëzve të zakonshëm. Sa më i lartë të jetë niveli i një Qënie të Shumëlartësuar, aq më pak ai apo ajo do të ndërhyjë në parimet e njerëzve të zakonshëm, as edhe pak. Në fund të fundit, kjo qënie e lartë nuk do të rrënojë papritur një statujë Buddhe me rrufe, sepse ai apo ajo nuk do e bënin një gjë të tillë. Qëniet e larta do t’i lënë kështu ato nëse ato futen në statuja Buddhe. Ata e dinë kur janë për tu eliminuar, prandaj ata do të përpiqen që të shpëtojnë. Për pasojë, është ajo që ju shihni Bodhisattva Avalokitesvara e vërtetë? A është ai që ju shihni një Buddha i vërtetë? Është e vështirë ta dallosh.

Shumë prej jush mund të keni menduar për këtë çështje: “Çfarë duhet të bëjmë ne me statujat e Buddhës që kemi në shtëpi?” Ndoshta shumë prej jush u ka shkuar mëndja për mua. Me qëllim që të ndihmojmë praktikuesit në praktikën kultivuese, unë po ju them se ju mund të veproni kështu: Duke mbajtur statujën e Buddhës në dorë, ju mund të merrni librin tim (sepse libri ka fotografinë time) ose një fotografi timen. Pastaj ju bëni Shenjën e Madhe të Lotusit me duar dhe i bëni mësuesit një kërkesë për bekim, njësoj sikur të ma kërkonit mua. Do të bëhet menjëherë. Më lejoni t’ju them të gjithëve, se kjo mund të bëhet vetëm për praktikuesit tanë. Ky bekim nuk vepron për të afërmit apo miqtë tuaj sepse ne kujdesemi vetëm për praktikuesit. Disa njerëz thonë se ata marrin foton time në shtëpinë e të afërmëve apo miqve të tyre për të larguar shpirtërat e këqinj. Unë nuk jam këtu për të larguar shpirtërat e këqinj për njerëzit e zakonshëm—ky është mosrespekti më i madh kundrejt Mësuesit.

Meqë po flasim për Buddhat dhe Taot tokësorë, ekziston dhe një çështje tjetër. Në Kinën e lashtë, ka patur shumë njerëz që praktikonin kultivim në malet e largëta dhe pyjet e thella. Pse nuk ka ndonjë sot? Në fakt, ata nuk janë zhdukur. Ata vetëm nuk lejojnë që njerëzit  e zakonshëm ta dinë dhe asnjë prej tyre nuk mungon. Këta persona kanë të gjithë aftësi supernormale. Nuk është se ata nuk janë rrotull gjatë kohëve të fundit, ata janë akoma të pranishëm. Ekzistojnë akoma disa mijëra prej tyre në botë sot. Relativisht ka më shumë prej tyre në vendin tonë, sidomos në ato malet e lartë e të famshëm dhe përgjatë lumenjve të mëdhej. Ata janë gjithashtu të pranishëm në disa male të lartë, por ata i mbyllin shpellat e tyre dhe fuqi supernormale kështu që ju nuk mund t’i shihni. Përparimi i kultivimit të tyre është relativisht i ngadaltë dhe metodat e tyre janë relativisht të ngadalta sepse ata nuk kanë arritur të kuptojnë thelbin e kultivimit. Ne, nga ana tjetër, synojmë drejtëpërdrejt mëndjen e secilit dhe praktikojmë kultivim në përputhje me karakteristikën më të lartë të universit dhe formën e tij. Natyrisht, gongu rritet shumë shpejt. Kjo për arsye se rrugët e praktikës kultivuese janë si një piramidë; vetëm shtegu i mesit është rruga kryesore. Në shtegjet anësore dhe të vogla, niveli i karakterit në praktikën kultivuese mund të mos jetë i lartë. Dikush mund të arrijë lartësimin shpirtëror pa arritur një nivel të lartë kultivimi. Këto, megjithatë, janë shumë më inferiore në krahasim me rrugën kryesore të një praktike të vërtetë kultivuese.

Dikush nga një shkollë e tillë praktike merr gjithashtu dishepuj. Meqenëse kjo praktikë mund të arrijë vetëm një nivel kaq të lartë kultivimi dhe niveli i karakterit të individit mund të rritet në po atë nivel, të gjithë dishepujt praktikojnë kultivim vetëm drejt këtij niveli. Sa më afër një praktikë e rrugëve anësore është me skajet e jashtme të kultivimit, aq më shumë kërkesa do të ketë dhe aq më shumë e ndërlikuar do të jetë praktika kultivuese e saj, përderisa ajo nuk mund të kuptojë thelbin e kultivimit. Në kultivim, çdo njeri duhet kryesisht të kultivojë karakterin e vet. Ata akoma nuk e kuptojnë këtë dhe besojnë se ata mund të praktikojnë kryesisht duke vuajtur vështirësi. Prandaj, pas një periudhe të gjatë kohe dhe pasi kanë praktikuar kultivim për disa qindra vjet ose për më shumë se njëmijë vjet, ata kanë arritur veçse pak gong. Në fakt, nuk është se e kanë arritur gongun nëpërmjet vuajtjeve. Si e kanë marrë atë? Kjo ngjan me shembullin e një njeriu të zakonshëm: Një person ka shumë dëshira në rini, por me kalimin e kohës njeriu plaket dhe e ardhmja i duket e pashpresë. Këto dëshira braktisen dhe hiqen natyrshëm. Këto praktika të rrugëve anësore përdorin gjithashtu këtë metodë. Ata kanë zbuluar se mund të rrisin gongun kur meditojnë ulur dhe në kllapi dhe kur vuajnë vështirësi gjatë përparimit në kultivim. Megjithatë ata nuk e dinë që dëshirat e tyre prej njerëzish të zakonshëm konsumohen gradualisht gjatë një periudhe të gjatë dhe të egër kohe dhe është nëpërmjet heqjes dorë dalëngadalë prej këtyre dëshirave që gongu rritet.

Praktika jonë ka një fokus dhe me të vërtetë nxjerr në pah veset. Duke i braktisur ato, personi do të përparojë shumë shpejt në kultivim. Unë kam qenë në disa vende, ku shpesh u ndesha me ata njerëz që kanë praktikuar kultivim për shumë vite. Ata më thanë: “Askush nuk e din që ne jemi këtu. Përsa i përket, asaj që po bën ti, ne nuk do të ndërhyjmë apo shkaktojmë ndonjë shqetësim.” Këta njerëz i përkasin rangut të atyre që janë relativisht të mirë.

Ka patur gjithashtu edhe disa të këqinj me të cilët na është dashur të merreni. Për shembull, kur unë dhashë një klasë në Guizhou për herë të parë, dikush erdhi të më takojë gjatë mësimit dhe më tha që mjeshtri i tij i madh donte të më takonte. Ai më tregoi për mjeshtrin e tij dhe se si ai kishte praktikuar kultivim për shumë vite. Unë pashë që ky person mbarte qi negative dhe dukej shumë i keq me një fytyrë të zbehtë. Unë i thashë që nuk kisha kohë ta takoja dhe e refuzova atë. Për rrjedhojë, mjeshtri i tij u zemërua dhe filloi të më hapë telashe, duke insistuar të më shqetësonte çdo ditë. Unë jam një njeri që nuk më pëlqen të luftoj me të tjerët dhe as që ia vlente të luftoja me të. Sa here që ai  sillte probleme për mua, unë thjesht i mënjanoja ato. Më pas unë vazhdoja leksionin tim.

Ishte një Taoist në Dinastinë Ming i cili ishte zotëruar nga një gjarpër në kohën e kultivimit të tij Taoist. Më pas, ky Taoist vdiq pa e përfunduar kultivimin. Gjarpri e uzurpoi trupin e tij dhe kultivoi një formë njeriu. Mjeshtri i madh i atij personit ishte ky gjarpër me formë njeriu. Ngaqë natyra e tij nuk kishte ndryshuar, ai e transformonte veten në një gjarpër të madh që të me sillte mua telashe. Unë mendova që ai po e tejkalonte cakun, kështuqë e kapa në duart dhe përdora një gong shumë të fuqishëm të quajtur “gongu shpërbërës” për t’ja shkrirë pjesën e poshtme të trupit dhe për ta kthyer në ujë. Pjesa e sipërme e trupit të tij u kthye me vrap në shtëpi.

Një ditë, drejtuesi vullnetar i qëndrës së mësimit në Guizhou u kontaktua prej dishepullit të këtij personi, I cili i tha se mjeshtri i tij i madh donte ta takonte atë. Drejtuesi shkoi atje dhe hyri në një shpellë të errët ku ajo nuk mund të shihte asgjë përveç një hijeje të ulur atje me sytë që ndriçonin dritë jeshile. Kur ai hapte sytë, shpella ndriçohej. Shpella do të errësohej përsëri nëse ai mbyllte sytë. Ai tha me një dialekt lokal: “Li Hongzhi do të vijë përsëri dhe asnjë nga ne nuk do të shkaktojë më ato trazira. Unë e kisha gabim. Li Hongzhi vjen për t’u afruar njerëzve shpëtim.” Dishepulli i tij e pyeti: “Mjeshtër i Madh, të lutem ngrihu në këmbë. Çfarë të ka ndodhur me këmbët?” Ai u përgjigj: “Unë nuk mund të ngrihem më sepse këmbët më janë dëmtuar.” Kur u pyet se si i ishin dëmtuar, ai filloi të përshkruante telashet që më kish sjellë. Më 1993, në Expozitën Shëndetësore Orientale në Beijing, ai përsëri më ndërhyri. Për arsye se ai gjithmonë kryente vepra të këqija dhe ndërhynte me mësimin tim të Dafës, unë atëhere e eliminova atë plotësisht. Pas eliminimit të tij, motrat dhe vëllezërit e tij të gjithë deshën të hakmerreshin. Atëhere unë u thashë nja dy fjalë. Ata u shtangën dhe u frikësuan kaq shumë sa asnjë prej tyre nuk guxonte të bënte gjë. Ata më në fund e kuptuan çfarë po ndodhte. Disa prej tyre ishin komplet njerëz të zakonshëm megjithëse kishin kultivuar për një kohë të gjatë. Këto janë disa shembuj që ju dhashë përsa i përket çështjes së bekimit.

Disiplina e Magjisë

Çfarë është disiplina e magjisë? Në komunitetin e kultivuesve, gjatë mësimit të qigongut shumë njerëz e mësojnë atë si një kategori kultivimi. Në fakt, nuk është diçka që i përket kategorisë së praktikës kultivuese. Ajo është mësuar në formën e aftësive, e lutjeve dhe teknikave. Ajo përdor forma vizatimi të simboleve, djegje ere të mirë, djegje letrash, këndim lutjesh etj. Ajo mund të shërojë sëmundje dhe metodat e kurimit të saj janë shumë të veçanta. Për shembull, nëse dikush ka një lungë të fryrë në fytyrë, praktikuesi do të vizatojë një rreth në tokë me një pendë të lyer me bojë dhe vizaton një kryq në mes të rrethit. Ai do t’i kërkojë personit që të qëndrojë në qëndër të rrethit. Pastaj ai do të fillojë të këndojë lutjet. Ai vazhdon të vizatojë derisa bën një pikë mbi lungë me pendë dhe këndimi i lutjeve mbaron aty. Ai do t’i thotë asaj se tani e ka mirë. Kur ajo e prek lungën, kjo do të jetë me të vërtetë më e vogël  dhe nuk i dhëmb më, sepse kjo mënyrë mund të ketë efekt. Ai mund të shërojë sëmundje të vogla por jo të mëdha. Çfarë do të bëjë ai nëse ju dhemb krahu? Ai do të fillojë të këndojë lutje, ndërkohë ju kërkon që të ngrini krahun. Ai do të fryjë në pikën hegu të kësaj dore dhe do e nxjerrë atë nga pika hegu e dorës tjetër. Ju do të ndjeni një rrymë ajri dhe kur ju të prekni krahun tuaj, nuk do të ndjeni më dhimbje si më parë. Përveç kësaj, disa njerëz përdorin metodat e djegjes së letrave, vizatimit të simboleve, vendosjes së simboleve, etj. Ata bëjnë gjëra të tilla.

Praktikat e njohura të rrugëve anësore të Shkollës Tao nuk kultivojnë jetë. Ato i dedikohen kryesisht kallëzimit të fatit, fengshui , largimit të shpirtrave të këqinj dhe shërimit të sëmundjeve. Shumica e këtyre përdoren nga praktikat tokësore të rrugëve anësore. Ato mund të shërojnë sëmundje por metodat e përdorura nuk janë të mira. Ne nuk do të tregojmë se çfarë përdorin ata për të shëruar sëmundjet por praktikuesit e Dafës sonë nuk duhet t’i përdorin ato përderisa ato mbartin mesazhe shumë të ulëta dhe të këqija. Në Kinën e lashtë, metodat e shërimit ishin ndarë në disiplina si metoda e rregullimit të frakturave, akupunktura, masazhi, kiropraktika , shtypja me duar, shërimi qigong, kurimi me bimë mjekësore, e kështu me radhë. Ato klasifikoheshin në shumë ndarje. Çdo metodë shërimi quhej një disciplinë. Kjo disiplina e magjisë është klasifikuar si disiplina e trembëdhjetë. Prandaj, emri i saj i plotë është “Disiplina e Trembëdhjetë e Magjisë.” Disiplina e Magjisë nuk është diçka brenda kategorisë sonë të kultivimit, për arsye se nuk është gong i arritur nëpërmjet praktikës kultivuese. Përkundrazi është një lloj teknike.


svastika—“Rrotë drite” nga Sanskrit, simboli e ka origjinën mbi 2500 vjet më parë dhe është zbuluar në gërmimet tokësore të relikeve kulturore në Greqi, Peru, Indi, Kinë etj.. Për shekuj ka pasur kuptimin e fatit të mirë, ka simbolizuar djellin dhe mbahej si shenjë positive.

asura—shpirtra të këqinj (nga gjuha Sanskrit).

Bodhisattva Avalokitesvara—e njohur për dashamirësinë e saj, ajo është një nga dy Bodhissattvat e Mëdha në Parajsën e Lumturisë Absolute.

Dinastia Ming—periudhë ndërmjet 1368 dhe 1644 p.e.r. në historinë e Kinës.

hegu—pikë akupunkture në kurriz të dorës, ndërmjet gishtit të madh dhe gishtit tregues.

fengshui (feng-shuei)— praktikë e lashtë kineze e të jetuarit në harmoni me energjinë e ambjentit rrethues; një lloj arti i interpretimit të truallit dhe natyrës.

kiropraktika—metodë trajtimi sëmundjesh duke manipuluar nujet e kockave sidomos atyre të shtyllës kurrizore.